Në ditën që mbjell një lule dhe nis një jetë këtë pranverë, sillem vërdallë dhe e sodis. Thuajse do të kalojnë ditët e ta shoh atë të çelur. Kohën s’mund ta sjell, por pranë saj çdo ditë avitem. T’i ndreq shtratin ku trup do t’shtrijë, po deshi ujë a ledhatime. Po u largova ca ditë a thua shi do të bie?! Nuk e di se cila dorë filloi botën. Më rritën mua, të rritën ty, do rriten të tjerë. Dhe kur mbyllëm sytë jeta vazhdoi. Uji rrodhi. Asgjë s’ndaloi.