Navigate back to the homepage

Përfitim i paqëllimshëm - qiell blu e ujë kristal

Dieta Bytyqi
March 19th, 2020 · 3 min read

Një larmi ndryshimesh kapluan jetën e gjithsecilit dhe ndikimi i një pandemie duket të jetë mjaft kompleks nga mënyra se si kryejmë jetën tonë të përditshme, nga sa shpesh largohemi nga shtëpitë tona, mënyrën e udhëtimit e deri te blerjet tona.

Disa u kthyem në shtëpi të ftohtë dhe patëm nevojë ta ngrohnim atë, ndërsa disa prej nesh u kthyem në një ditë të bukur në të cilën shtëpi ka qenë dikush gjithsesi. Kursimet nga mos drejtimi i automjetit për të udhëtuar drejt punës që kryejmë po i kompensojmë në shfrytëzim të energjisë brenda shtëpisë. Por, derisa më shumë njerëz zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi, kërkesa për argëtim në shtëpi mund të rritet, duke rritur përdorimin e energjisë, duke shikuar televizion ose duke përdorur pajisje të tjera.

Megjithatë, historia na tregon që katastrofat globale, veçanërisht ato me efekte të mëdha në ekonomi, priren të sjellin një rënie të përkohshme të emetimeve të karbonit – ndonëse përkohësisht. Derisa vendet po urdhërojnë mbylljen e shkollave, dyqaneve dhe fabrikave, emetimet pritet të bien.

Përmirësimet në cilësinë e ajrit janë vërejtur për herë të parë nga NASA në provincën Hubei të Kinës, ku filloi shpërthimi i koronavirusit në Dhjetor. Qeveria kineze më 23 janar e vendosi Wuhan dhe qytete të tjera në izolim për të përmirësuar gjendjen nga virusi, duke çuar në një ndalesë të jetës normale.

Marshall Burke, një studiues në Universitetin Stanford, llogariti përmirësimet në cilësinë e ajrit të regjistruara në Kinë të cilat mund të kenë shpëtuar jetën e 4,000 fëmijëve nën 5 vjeç dhe 73,000 të rritur mbi 70 vjeç.

Përhapja e koronavirusit ka shkaktuar një rënie në emetimet globale të gazrave serë. Arsyet përfshijnë një goditje të përkohshme për aktivitetet industriale në Kinë, rënia e kërkesës për naftë dhe rënia e udhëtimeve ajrore.

Hera e fundit që emetimet e karbonit ranë ishte gjatë krizës ekonomike në vitet 2008-2009. Por, me rimëkëmbjen e ekonomisë krahas saj vazhduan kërkesat për qymyr dhe karburante të tjera fosile - veçanërisht në Kinë. Kina është emetuesi më i madh në botë dhe kontribuon me 30% të emetimeve të CO₂ çdo vit, kështu që ndikimi i këtij lloji të rënies është i madh, ndonëse për një periudhë të shkurtër.

Një studim i bërë nga specialisti Carbon Brief zbuloi se në Kinë, emetimet e dioksidit të karbonit kanë rënë me rreth 25 përqind për shkak të masave për të përmirësuar koronavirusin. Numri mesatar i “ditëve të ajrit me cilësi të mirë” u rrit 21.5% në Shkurt, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Ministrisë së Ekologjisë dhe Mjedisit të Kinës. Duket se bllokimi kishte një përfitim të paqëllimshëm - qiellin blu.

Ndërkaq, nëse njerëzit po kalojnë më shumë kohë në shtëpitë e tyre, ata mund të përdorin më shumë energji. Kjo varet kryesisht nga kushtet e motit, gjeografia dhe mënyra e ndryshme e jetës.

Platforma e ndërlidhjes së Shkëmbimeve të Internetit Deutsche Commercial të Gjermanisë, ose De-Cix, raportoi se të martën në mbrëmje janë transmetuar më shumë se 9.1 terabitë e të dhënave për sekondë.

“Asnjëherë më parë nuk janë shkëmbyer kaq shumë të dhëna në kohën e pikut në një Shkëmbim Interneti,” tha kompania me bazë në Frankfurt në një njoftim për shtyp. De-Cix shtoi se rritja e trafikut të internetit mund të shpjegohet si e atillë kur dy apo më shumë njerëz transmetojnë një video, si dhe nga rritja e kërkimeve për informacione të reja rreth koronavirusit

Nuk ka asgjë për të festuar në lidhje me përhapjen e koronavirusit, edhe nëse kontribuon në një rënie të përkohshme të emetimeve të gazrave serë. Emetimet globale të karbonit priren të zmbrapsen mjaft, menjëherë pasi mbaron një shqetësim global.

Ndërkohë, Kina po mbytet nën mbeturinat mjekësore të prodhuara nga spitalet, duke përfshirë maska për fytyrën dhe inde me përdorim të vetëm. Në qytetin e Wuhan, vëllimi i mbeturinave mjekësore raportohet të jetë katërfishuar në më shumë se 200 tonë në ditë. Artikujt mjekësorë njëpërdorimëshe që kanë qenë në kontakt me pacientët e infektuar duhet të digjen për të parandaluar ndotjen e mëtejshme që mund të ndodhë gjatë riciklimit.

Në anën tjetër, kanali i Venecias, zakonisht i turbulluar nga anije lundrimi nga turistët, tani është kristal i qartë, sipas fotografive të ndara nga përdorues të ndryshëm në Twitter.

Anijet e lundrimit zakonisht shihen duke lundruar në lagunën e Venecias duke shkaktuar nivele të dëmshme të ndotjes. Ndërsa tani, uji ka pasur një shans të pastrohet. Një mars tipik do të kishte afro 700,000 njerëz që mbërrinin në Venecia me anije lundrimi. Rënia e turizmit ka sjellë “përsëri ujërat e lagunës të kohërave antike, ato të periudhës së pasluftës, kur madje ishte e mundur të lahej në ujërat e kanaleve”.

Cilësia e ajrit është përmirësuar gjithashtu në Itali. Midis 1 Janarit dhe 12 Mars, përqendrimet e dioksidit të azotit kanë rënë - prodhuar nga makinat dhe termocentralet, sidomos mbi Itali, sipas satelitit ESA Sentinel-5P.

Përderisa bota po vazhdon të luftojë me koronavirus, pandemia është duke patur disa efekte anësore të papritura.

More articles from Dieta Bytyqi

Të largosh rrobat për lamtumirë

Dollapet mund të jenë mbajtësit tonë të sekretve që nuk duam t’i shpalosim kurrë, megjithatë duhet të filloni të largoni. Largoni rrobat duke iu thënë lamtumirë.

January 30th, 2020 · 1 min read

Aguliçe e pranverës së hershme

Nuk e di se cila dorë filloi botën. Më rritën mua, të rritën ty, do rriten të tjerë. Dhe kur mbyllëm sytë jeta vazhdoi. Uji rrodhi. Asgjë s'ndaloi.

April 8th, 2021 · 1 min read
© 2019 Dieta Bytyqi
Link to $https://twitter.com/dietabytyqiLink to $https://instagram.com/dietabytyqiLink to $https://www.linkedin.com/dietabytyqiLink to $https://www.facebook.com/dieta.bytyci