Navigate back to the homepage

Të largosh rrobat për lamtumirë

Dieta Bytyqi
January 30th, 2020 · 1 min read

Dollapi im i parë ishte një paketë, dhe unë mblidhja më shumë sosh që të ndaja gjërat sipas kategorive. Shpesh u hidhemi pas fotografive, për të kaluarën. Rrobat që kishim veshur, qorapet thurur nga gjyshja e lodrat e preferuara. Të gjitha kanë një vend, diku në shtëpi. Janë “bredhi” që zbresim poshtë, por jo në një datë të caktuar. Kur filluam ecjen bëmë gabimin tonë të parë, duke i ndërruar anën këpucëve. Më vonë, filluam të marrim vetë vendimet, duke lidhur tonjat e këpucëve. Prapë gabuam, duke i shkaktuar vetes kokëçarje për t’i zgjidhur nyjet. Por, këtu filluam të mësuarit.

Veshja është njëra ndër gjërat të cilat na ndihmojnë të shprehemi nëpërmjet saj, dhe na bënë të ndihemi mirë me veten. Pavarësisht ngjyrave, të gjitha rrobat mund të kenë një kuptim të veçantë. Një ditë e pasigurt mund të ndërlidhet me mënyrën e veshjes tonë, madje edhe duke hezituar të shfaqemi në prani të shumë njerëzve.

Kështu, katër stinët mbushin dollapet tona, duke kërkuar më shumë vend për veshmbathjet. Shpesh krijojmë një lidhje emocionale me disa prej tyre, duke i lëvizur nga një vend në tjetrin edhe nëse nuk i përdorim më, pavarësisht viteve.

Këtu fillon lufta me veten tuaj. Duke parë aq shumë rroba që nuk mund t’i vishni më tutje, mund të ndikojë në vetëvlerësimin tuaj. Deri tani, kemi mbledhur aq shumë gjëra saqë nuk ka vend për to, as në mendjen tonë. Kalon shumë kohë dhe fillojmë të përballemi me frikën për largimin e tyre. Në fakt, rrobat janë gjëja e duhur për të mësuar si t’i lëmë gjërat të shkojnë.

Dollapet mund të jenë mbajtësit tonë të sekretve që nuk duam t’i shpalosim kurrë, megjithatë duhet të filloni të largoni. Largoni rrobat duke iu thënë lamtumirë. Do të ndiheni më të çliruar, dhe më të organizuar. Filloni të bëni zgjedhjet tuaja që kanë të bëjnë vetëm me të tashmen, dhe kur ta keni pastruar të kaluarën nga dollapi juaj, nuk do të keni asgjë që ju bënë të ndiheni keq. Gjërat e reja ju presin për t’u zbuluar.

More articles from Dieta Bytyqi

Aguliçe e pranverës së hershme

Nuk e di se cila dorë filloi botën. Më rritën mua, të rritën ty, do rriten të tjerë. Dhe kur mbyllëm sytë jeta vazhdoi. Uji rrodhi. Asgjë s'ndaloi.

April 8th, 2021 · 1 min read

Dear Kafka

There exists some kind of sorcery by which two people, without seeing each other, without talking to each other, can at least discover the greater part about each other’s past...

July 22nd, 2020 · 1 min read
© 2019 Dieta Bytyqi
Link to $https://twitter.com/dietabytyqiLink to $https://instagram.com/dietabytyqiLink to $https://www.linkedin.com/dietabytyqiLink to $https://www.facebook.com/dieta.bytyci